8 C
Tetovo
E mërkurë, 6 Gusht, 2025
BallinaLajmeMaqedoniKur veterinaria hyn në redaksi, gazetaria ngordh, reagon Ibraimi ndaj shpifjeve të...

Kur veterinaria hyn në redaksi, gazetaria ngordh, reagon Ibraimi ndaj shpifjeve të “Kohës”!

Ka reaguar Jasir Ibraimi pas publikimit të një lajmi nga gazeta “Koha”, e cila pretendon se ai është avancuar në ARM për shkak të lidhjeve familjare me kryetarin e Alternativës, Zeqirija Ibrahimi.

Në reagimin e tij, Ibraimi e ka quajtur këtë pretendim shpifje të ulët që nuk i ka hije një gazete që pretendon të jetë emri i gazetarisë shqiptare në RMV, e aq më pak ta vendosë në ballinë.

Ai sqaroi se është punësuar në ARM në kohën kur zëvendësministër i Mbrojtjes ka qenë Tiron Jajaga nga Aleanca për Shqiptarët, duke theksuar se nëse dikush kërkon lidhje politike, këtë mund ta kërkojë tek ai subjekt.

“Është e vërtetë se kemi lidhje familjare me Zeqirija Ibrahimin dhe kam respekt për të, por politikisht kemi dallime të papërafrueshme”, theksoi ai.

Sipas Ibraimit, këto shpifje kanë për qëllim njollosjen e figurës së kryetarit të Alternativës dhe flasin për degradimin e gazetarisë në vend.

“Zaten, prej se u përzi veterinaria në gazetari, gazetaria e Kohës nuk mbeti më as taxhi për kuaj”, ka shkruar Ibraimi.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments