8 C
Tetovo
E diel, 10 Gusht, 2025
BallinaLajmeMaqedoniSebaedin Dauti i përgjigjet Visar Ademit, heshtje nga Valbon Limani!

Sebaedin Dauti i përgjigjet Visar Ademit, heshtje nga Valbon Limani!

Sot, pasi kryetari i Kuvendit shpalli datën e zgjedhjeve lokale për Gostivarin më 19 tetor, kandidati i pavarur Visar Ademi ftoi kundërkandidatët e tij në takim.

Kandidati i VLEN-it, Sebaedin Dauti, reagoi pa humbur kohë, duke pranuar ftesën dhe duke falënderuar Ademin për respektin ndaj garës demokratike.

Ndërkohë, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Valbon Limani, deri tani nuk ka dhënë asnjë përgjigje, heshtje që ka zgjuar komente mes qytetarëve.

“Faleminderit z. Ademi për ftesën dhe për shprehjen e respektit ndaj garës demokratike. Unë besoj se Gostivari meriton një garë të hapur, të ndershme dhe të barabartë mes të gjithë kandidatëve,”
tha Dauti, duke propozuar që takimi të marrë formën e një debati publik të moderuar nga media të pavarura, ku të gjithë kandidatët të kenë hapësirë të barabartë.

Ai shtoi se nuk i shmanget asnjë ballafaqimi dhe është gati për çdo format ku idetë për Gostivarin mund të shkëmbehen hapur: “Çdo ide e mirë që i shërben Gostivarit është e vlefshme, pavarësisht nga kush vjen. Sa për një kafe joformale, jam i gatshëm në ditët në vijim.”

Sipas Dautit, ky është mënyra e duhur për t’i shërbyer qytetarëve dhe demokracisë në Gostivar, jo duke pritur në heshtje./fol.mk

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments