8 C
Tetovo
E shtunë, 16 Gusht, 2025
BallinaLajmeMaqedoniKasami premton epokë të re për Tetovën: “Kur Tetova është mirë, të...

Kasami premton epokë të re për Tetovën: “Kur Tetova është mirë, të gjithë janë mirë!”

Kandidati për kryetar të komunës së Tetovës nga radhët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka zhvilluar një takim entuziast me të rinj tetovarë, duke shprehur bindjen se qyteti ka potencial për zhvillim dhe ndryshim të madh.

“Tetova meriton të ecë përpara. Tetova meriton të jetë e zhvilluar. E këtë zhvillim kur po e mbështet edhe rinia, të jep forcë e motiv shtytës për të vazhduar këtë rrugë edhe më të fortë edhe më mirë. Sepse Tetova nuk është vetëm Tetovë, nuk është vetëm qytet, ajo është shumë më shumë. Sepse kur Tetova është mirë, të gjithë janë mirë!” – deklaroi Kasami.

Ai theksoi se angazhimi i tij dhe i koalicionit VLEN nuk do të kufizohet vetëm në fjalë, por do të jetë një punë e përditshme në çdo lagje, fshat dhe rrugicë.

“Kështu bashkë, krah për krah e derë më derë, gjithku në çdo fshat, lagje a rrugicë, në çdo cep të qytetit për të prezentuar VLEN-in, frymën e ndryshimit dhe zhvillimit. Sepse Tetova e meriton, sepse tetovarët e meritojn, sepse ja #VLEN!”, – ka shtuar ai.

Takimi është parë si një sinjal i fuqishëm i mobilizimit të rinisë dhe qytetarëve për të mbështetur një vizion të ri për Tetovën.

https://www.facebook.com/share/p/14FLxX4qQCo/?mibextid=wwXIfr

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments