8 C
Tetovo
E martë, 19 Gusht, 2025
BallinaLajmeMaqedoniEdhe deputeti i Halil Snopçe kryqëzohet pas rreshtimit të partisë së...

Edhe deputeti i Halil Snopçe kryqëzohet pas rreshtimit të partisë së tij krah Ali Ahmetit dhe AKI

Qytetarë të shumtë kanë reaguar ashpër në profilin e deputetit Halil Snopçe në Facebook, duke ironizuar “aleancën kombëtare” të premtuar nga kjo parti.

“Çfarë aleance kombëtare po formoni atë të zgjidhjes së kanalizimeve apo ujit të pijshëm, të mbulimit të gropave në mes të qytetit apo të bekatonizimit të rrugicave?! Shekulli 21 çerekshekulli shkoi dhe ende kemi probleme serioze elementare, e ju tentoni të na shisni mjegullë me rrugë të drejta e të devijuara kombëtare,” shkruan një komentues i revoltuar.

Të tjerë kanë kërkuar që politikanët fillimisht të kërkojnë falje qytetarëve nëpër komuna, veçanërisht në vendbanimet e thella që ende nuk kanë kushte elementare për jetë, para se të dalin me projekte “megalomane” nën pretekstin e mbrojtjes së të drejtave kombëtare.

Në komente nuk munguan as ironitë mbi grupet në Facebook, ku sipas qytetarëve, “AKI 99% i keni kundër BDI-së, e në fund përfundoni krejt tek A.A. Gazi i botës jeni bërë!”

Ndërkohë komentues të shumtë ia kanë rikujtuar deputetit edhe akuzat e ashpra që ndër vite vetë ai dhe partia e tij i kanë bërë Ali Ahmetit dhe bashkëpunëtorëve të tij, duke e akuzuar për hipokrizi dhe tradhti politike.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments