8 C
Tetovo
E enjte, 21 Gusht, 2025
BallinaLajmeMaqedoniRast i dyshuar për shkelje të privatësisë, përfshihet portali “Tetovasot”

Rast i dyshuar për shkelje të privatësisë, përfshihet portali “Tetovasot”

Pronari i portalit “Tetovasot”, Rami Mislimi, si dhe gazetari i këtij portali, Nevrij Ademi, sot janë thirrur në Stacionin Policor të Tetovës në lidhje me një rast të dyshuar për keqpërdorim të të dhënave personale.

Lajmi u bë i ditur nga vetë gazetari Ademi, i cili përmes një prononcimi publik sqaroi rrethanat e ngjarjes. “Sot jam thirrur në polici si i dyshuar për keqpërdorim të të dhënave personale. Me këtë rast u dha urdhër për konfiskimin e pajisjeve të mia elektronike, përfshirë telefonat celularë. Për këtë procedurë kërkova menjëherë praninë e avokatit tim, i cili insistoi në paraqitjen e një vendimi nga Prokuroria për të justifikuar këtë veprim të policisë”, deklaroi Ademi.

Ai shtoi më tej se është mbajtur për rreth dy orë në stacionin policor, duke nënvizuar se sjellja e pjesëtarëve të policisë ka qenë korrekte. Sipas tij, ngjarja lidhet me publikimet rreth vizitës së kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë së cilës ai është shoqëruar nga një familjar. Pretendimet e ngritura kanë të bëjnë me keqpërdorim të të dhënave personale dhe cënim të privatësisë.

Ademi e ka cilësuar këtë rast si formë presioni ndaj mediave dhe gazetarëve, duke e konsideruar si përpjekje për kufizimin e lirisë së shprehjes dhe të drejtës për informim të qytetarëve.

Deri në këto momente, nuk ka pasur ndonjë deklaratë zyrtare as nga Policia e Tetovës, e as nga Prokuroria e Tetovës. Megjithatë, rasti ka ngjallur reagime nga gazetarë të ndryshëm dhe subjekte politike, ndërkohë që ende mungon një qëndrim nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments