8 C
Tetovo
E enjte, 21 Gusht, 2025
BallinaLajmeMaqedoniBakiu: Frçkovski s’mund të lajë duart nga krimet e së kaluarës, shqiptarët...

Bakiu: Frçkovski s’mund të lajë duart nga krimet e së kaluarës, shqiptarët nuk harrojnë dhe nuk falin!

Kandidati i VLEN-it për prefekt të Shkupit, Bashkim Bakiu, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së sotme të Denko Maleski–Frçkovskit, i cili në vitin 2025 pretendon se në vitet ’90 paska dashur ta fusë gjuhën shqipe në Kushtetut, por gjoja partitë tjera e kanë kundërshtuar.

“Pa fije turpi, Frçkovski del e flet sikur të mos ishte i njëjti aktor i ngjarjeve tragjike të Bit Pazarit, i dhunës së Gostivarit ’97, dhe autor i deklaratave të turpshme për Universitetin e Tetovës, të cilin e quajti ‘mrtvorodence’ (foshnjë e lindur e vdekur). Ai harron se shqiptarët nuk e kanë amnezi historike”, shkruan Bakiu.

Ai shton se kjo lojë e vjetër politike përsëritet gjithmonë kur Frçkovski është në opozitë, duke u shfaqur si “mik i shqiptarëve”, ndërkohë që në vitet e ’90-ta ishte, siç thotë Bakiu, “gjakpirës”.

“Me sa duket, disa shqiptarë ende i thonë ‘grahi’ Frçkovskit, sikur shqiptarët nuk mbajnë mend. Por jo! Amerikanët kanë një thënie të qartë: forgive but not forget. Ne nuk kemi harruar dhe as nuk e falim!”, përfundon kandidati i VLEN për prefekt të Shkupit, Bashkim Bakiu.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments