8 C
Tetovo
E diel, 24 Gusht, 2025
BallinaLajmeHoxha: Viziton fermerët e Likovës, përgëzon themelimin e Grupit lokal të veprimit...

Hoxha: Viziton fermerët e Likovës, përgëzon themelimin e Grupit lokal të veprimit “EkoLider”

Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, së bashku me Mevlanin, Bashkimin, Mevludinin dhe profesor Nexhën, realizuan sot një vizitë tek fermerët e komunës së Likovës, të cilët i vlerësoi si shembull i punës së ndershme dhe përkushtimit në sektorin bujqësor.

Gjatë takimit, Hoxha përgëzoi themelimin e Grupit Lokal të Veprimit #EkoLider dhe vlerësoi iniciativën e ndërmarrë nga Ibraim Alili dhe Menduh Nuhia. Ai e cilësoi këtë nismë si një hap të rëndësishëm drejt institucionalizimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të bujqësisë në këtë rajon.

Zëvendësministri theksoi se janë duke u bërë përpjekje të vazhdueshme për të qenë pranë fermerëve me mbështetje konkrete, duke dëgjuar sfidat e tyre të përditshme dhe duke diskutuar mbi politikat dhe arritjet e deritanishme të qeverisë në këtë sektor.

“Fermerët janë shtylla kryesore e zhvillimit rural, dhe përmes bashkëpunimit me iniciativa si EkoLider, synojmë të krijojmë kushte më të mira për rritjen dhe modernizimin e bujqësisë në vend”, tha Hoxha.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments