Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka bërë të ditur se së bashku me deputetin Bekim Qoku, shefin e Shtabit dhe strukturat e VLEN në Strugë, kanë zhvilluar një takim me kandidatin e pavarur për kryetar të komunës, Mendi Qyra.
Fetai theksoi se në këtë takim është diskutuar hapur për sfidat dhe potencialin e qytetit, duke shtuar se Struga e bukur meriton më shumë.
“Ramiz Merko ia la Strugës një trashëgimi të hidhur krim, korrupsion, varfëri dhe listën e zezë që e turpëroi qytetin tonë. Mendi Qyra do ta kthejë këtë faqe të errët dhe do të hapë një kapitull të ri të zhvillimit për çdo qytetar të Strugës”, ka shkruar Fetai në Facebook.