Muftinia e Strugës ka rënë në qendër të një skandali të madh, pasi referenti i saj, Mevlur Aliu, ka shpërthyer me sulme ndaj ish-kolegëve dhe punonjësve të këtij institucioni, duke i krahasuar madje me figurën e kontestuar Rahman Morina.
Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të ashpra dhe ka thelluar përçarjet jo vetëm mes punonjësve të Muftinisë, por edhe në mesin e xhematit strugan.
Ndërkohë që Muftinia zyrtarisht mohon çdo përfshirje në politikë, veprimet e fundit dëshmojnë të kundërtën. Sulmet ndaj atyre që kërkojnë neutralitet të institucionit në raport me fushatat politike kanë nxjerrë në pah një krizë të brendshme, që po e dëmton rëndë unitetin e xhematit.