Kandidati i pavarur për kryetar të Strugës, Mendi Qyra, ka vazhduar takimet me qytetarët, këtë herë në Shum dhe Zagraçan.
Ai u shpreh se bashkëbisedimi me banorët i shërben për të dëgjuar nga afër shqetësimet dhe nevojat e tyre.
“Sonte, bashkë me banorët e Shumit dhe Zagraçanit, folëm me zemër. Dëgjuam hallet dhe kërkesat e tyre. Me miq e dashamirë kujtuam kohërat e vjetra dhe u zotuam se, së bashku, do të sjellim ndryshimin për fëmijët tanë, për nipërit e mbesat”, tha Qyra.
Ai shtoi se vizioni i tij është ndërtimi i një Struge me më shumë zhvillim, transparencë dhe shpresë për gjeneratat që vijnë.