“Punët tona ecin përpara, ndërsa zjarret “rastësisht” ndezen pas nesh! 🔥
Ju kujtohet para disa javësh, sapo inauguruam Bulevardin në Zhelinë, u shfaq zjarr në malin e Grupçinit dhe Cerovës.
Dhe përsëri sot, sapo njoftuam qytetarët për projektet e reja si: rrugën Merovë–Sallarevë, shkollat në Dëbërcë dhe Grupçin, si dhe rrugën Çiflik–Dëbërcë, papritmas, “rastisën” tre zjarre🔥 të reja njëkohësisht: në malin e Kapazhdollit, në malet e Merovës dhe në Cerovë. Po, njëkohësisht të gjitha këto.
Po, shumë e çuditshme! 🚨
Ne punojmë për zhvillim, por duket se ka dikush që punon për shkatërrim.
Por ne nuk ndalemi!
Ne ndërtojmë, pavarësisht flakëve që duan të na ndalin” – ka shkruar Blerim Sejdiu.