Banorët e lagjes “Bllok 70” në Tetovë kanë reaguar ndaj vizitës së kandidatit të AKI-së për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi. Sipas tyre, Rexhepi nuk është i mirëseardhur në këtë lagje, duke e bërë të qartë që Tetova tashmë ka kryetar, duke aluduar tek Bilall Kasami dhe nuk kanë nevojë për vizita të kota.
Banorët e pranishëm theksuan se nuk pranojnë që politikanët të shfaqen vetëm gjatë fushatës zgjedhore, duke e përzënë kandidatin nga hapësirat e banimit të tyre.
Ky reagim shihet si një mesazh i qartë i qytetarëve se nuk dëshirojnë fushata të imponuara dhe kërkojnë respektim të vullnetit të tyre politik.