8 C
Tetovo
E enjte, 18 Shtator, 2025
BallinaLajmeMaqedoniKreshnik Bekteshi shmang Kërçovën e Fatmir Deharin, por "vihet në shërbim" të...

Kreshnik Bekteshi shmang Kërçovën e Fatmir Deharin, por “vihet në shërbim” të fushatës së Bujar Osmanit

Ndërsa fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale po hyn në fazën vendimtare, ish ministri i Ekonomisë dhe funksionari i lartë i BDI-së, Kreshnik Bekteshi, po shfaq një sjellje kontradiktore dhe të pashpjegueshme në raport me komunën e tij të origjinës Kërçovën.

Pavarësisht se vjen nga kjo komunë, Bekteshi nuk është parë në asnjë aktivitet zgjedhor në mbështetje të kandidatit të BDI-së për Kërçovën, Fatmir Dehari, i cili kërkon një mandat të ri nga qytetarët.

Burime të brendshme flasin për marrëdhënie të acaruara mes Bekteshit dhe Deharit, që kanë bërë që ish ministri të shmangë totalisht fushatën në këtë qytet.

Në vend të kësaj, Bekteshi ka përqendruar energjitë e tij në përkrahje të fushatës së Bujar Osmanit, kandidat për një tjetër komunë, duke nxitur pyetje të shumta për prioritetet dhe lojalitetin e tij politik.

Kjo sjellje ka ngjallur reagime në opinionin publik, veçanërisht në mesin e kërçovarëve që ndihen të anashkaluar dhe të zhgënjyer nga një përfaqësues i lartë i qeverisë që vjen pikërisht nga kjo zonë.

Kjo mungesë solidariteti në terren vë në pikëpyetje serioze kohezionin e partisë dhe forcon zërat që thonë se BDI-ja po përjeton një krizë të brendshme, ku figurat e larta veprojnë më shumë për interesa personale sesa për vizion të përbashkët politik.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments