Si parti që po jep shqelmat e fundit, janë kapur pas Levicës duke bërë pazare të ulëta për komunat shqiptare. Debakli i tyre nuk është lajm këtë e dinë të gjithë, madje edhe vetë ata. Pyetja e vërtetë është: PSE Levica nuk nxjerr kandidat në Veles, Shtip, Prilep e Ohër, por del në Tetovë, Gostivar e Strugë? Përgjigjja është e thjeshtë për të shpëtuar BDI-në nga fundi i tyre. Nuk është hera e parë që bëjnë pazare. Në Veles kanë bashkëpunuar, në Shkup bashkë me Levicën vendosën bustin e Qoses, ndërsa në Tetovë këta patriotat me bateria patën dalë krah për krah me Lube Boshkoskin.
Asgjë nuk është befasuese kur është në pyetje BDI. Befasuese është vetëm një gjë PSE ende mendojnë se shqiptarët nuk ua kanë mësuar lojën.