8 C
Tetovo
E enjte, 18 Shtator, 2025
BallinaLajmeMaqedoniKSHZ-ja vijon përgatitjet për procesin zgjedhor

KSHZ-ja vijon përgatitjet për procesin zgjedhor

“Do të veprojmë sipas afatit ligjor. Menjëherë pas seancës, i gjithë përshkrimi i vendvotimeve, 3.480, do të përmbajë numrin e saktë të vendvotimeve, adresën gjegjësisht lokacionin, vendbanimi ku gjendet objekti i votimit me vendvotime, do të jenë plotësisht të publikuara në ueb-faqen e KShZ-së.”, – deklaroi kryetari i KShZ-së, Boris Kondarko.

Anëtarët e KShZ-së njëzëri votuan edhe planin për edukimin e këshillave zgjedhorë në mbarë shtetin. Ditmire Shehu kërkoi që ky të jetë proces publik në ueb-faqen e KShZ-së.

“Pas miratimit të këtij plani propozoj i njëjti të jetë në faqen zyrtare që të kenë qasje ata që dëshirojnë të dëgjojnë mënyrën se si bëhet trajnimi i këshillave zgjedhor, pra të jenë prezent në vetë trajnimet.”, – theksoi anëtarja e KShZ-së, Ditmire Shehu.

Komisioni i dha dritë jeshile edhe kërkesës së ODIHR-it, si dhe një shoqate joqeveritare për të vëzhguar zgjedhjet.

“Kërkesë ka dorëzuar ODIHR-i me numër 24, bazuar në statutin për vëzhgim dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ne si KShZ duhet ta miratojmë këtë pikë dhe t’u lejojmë vëzhguesve ta ndjekin procesin zgjedhor. Gjithashtu kemi kërkesë nga shoqata për zhvillim rural “Llak Agro Lider” nga Krivogashtani, të cilët kërkojnë të kenë vëzhguesit e tyre në numër 5.”, – theksoi anëtarja e KShZ-së, Svetllana Karapetrova.

KShZ-ja është e hapur që edhe në seancat e ardhshme të akreditojë monitoruesit vendor dhe ndërkombëtarë, të cilët përmbushin kushtet. Akreditimi i tyre do të vijojë dhjetë ditë para mbetjes së zgjedhjeve.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments