8 C
Tetovo
E premte, 19 Shtator, 2025
BallinaLajmeMaqedoniParku Kombëtar “Mali Sharr” nënshkruan marrëveshje për pyllëzim të 12 hektarëve

Parku Kombëtar “Mali Sharr” nënshkruan marrëveshje për pyllëzim të 12 hektarëve

Institucioni Publik Parku Kombëtar “Mali Sharr”, i udhëhequr nga drejtori Evzal Elmazi, ka nënshkruar marrëveshje donacioni me Shoqërinë për agrikulturë Pure Promise SHPK Tetovë, e cila parasheh pyllëzimin e 12 hektarëve në lokacione të ndryshme brenda parkut.

Sipas marrëveshjes, gjatë periudhës së qetësisë së vegjetacionit – nga vjeshta deri në pranverë – do të mbillen rreth 30.000 fidanë nga lloje autoktone pyjore, si bredhi, pisha e bardhë, ahu dhe panja.

“Ky projekt është pjesë e sanimit të sipërfaqeve që kanë pësuar dëmtime nga faktorë biotikë dhe abiotikë. Qëllimi ynë është rigjenerimi i pyjeve përmes llojeve autoktone, në përputhje me dokumentacionin planor të Parkut,” theksoi drejtori Elmazi.

Ai shtoi se për sipërfaqet e mbjella do të ketë kujdes të vazhdueshëm edhe në vitet e ardhshme, përmes monitorimit dhe zëvendësimit të fidanëve që nuk do të pranojnë.

Nga Parku Kombëtar “Mali Sharr” shprehën falënderim për kompaninë donatore, duke theksuar rëndësinë e këtij bashkëpunimi për ruajtjen dhe pasurimin e trashëgimisë natyrore të Malit Sharr.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments