8 C
Tetovo
E shtunë, 20 Shtator, 2025
BallinaLajmeMaqedoniVLEN: Hipokrizia e BDI-së në Likovë nuk kalon më

VLEN: Hipokrizia e BDI-së në Likovë nuk kalon më

Koalicioni shqiptar në pushtet VLEN ka akuzuar publikisht ish-kryetarin e Komunës së Likovës, Erkan Arifi, dhe ish-partinë në pushtet BDI, për siç thuhet në deklaratë, neglizhencë ndaj qytetarëve, korrupsion dhe hipokrizi politike.

Në deklaratën e publikuar nga VLEN, thuhet se gjatë mandatit të Arifit në krye të komunës, banorët e Likovës u detyruan të pinin ujë me përmbajtje të rrezikshme arseniku, pa ndërhyrje adekuate nga autoritetet lokale.

“Sot, papritmas, Erkan Arifi del si ‘patriot i madh’, por ky me fytyrë korrupsioni nuk mashtron më askënd,” thuhet në njoftim.

VLEN gjithashtu ka publikuar shifra që pretendojnë financime të njëpasnjëshme për një manastir në fshatin Matejç, gjatë qeverisjes së BDI-së: 300 mijë denarë në vitin 2020, 1 milion në 2021 dhe 1.5 milion denarë në vitin 2023. Sipas koalicionit në pushtet, këto fonde u ndanë në një kohë kur, sipas tyre, BDI ishte pjesë aktive e iniciativave si Ballkani i Hapur, të cilat VLEN i ka kundërshtuar.

“Sa ishin në pushtet, nuk i pengonte as kisha, as festa fetare. Përkundrazi, i financonin me buxhet. Sot, nga opozita, bëjnë sikur ‘u dhemb’ kombi,” thuhet më tej në deklaratë.

Në fund të reagimit, VLEN e cilëson sjelljen aktuale të BDI-së si “panik të një partie që nuk di të jetojë pa pushtet”, duke u bërë thirrje qytetarëve të mos bien pre e asaj që ata e quajnë “hipokrizi politike”.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments