8 C
Tetovo
E shtunë, 20 Shtator, 2025
BallinaLajmeMaqedoniMendi Qyra: Pensionistët e Strugës meritojnë më shumë dinjitet dhe mbështetje

Mendi Qyra: Pensionistët e Strugës meritojnë më shumë dinjitet dhe mbështetje

Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, gjatë një takimi me pensionistë të qytetit, ka theksuar se kërkesat e tyre janë modeste, por me rëndësi të madhe për dinjitetin dhe mirëqenien e tyre.

Sipas Qyrës, mungesa e mjeteve financiare po pengon zhvillimin e aktiviteteve kulturore dhe historike, ndërsa shoqata e pensionistëve sot funksionon vetëm me kontributet e anëtarëve, në një zyrë të vogël me 5-6 karrige dhe pa hapësira të tjera.

Një nga kërkesat kryesore të ngritura ishte krijimi i një shtëpie për pensionistët e vetmuar – një vend ku ata do të gjejnë kujdes dhe mbështetje të vazhdueshme.

“Ky realitet do të ndryshojë shumë shpejt. Sepse Struga që e meritojmë është qyteti ku edhe pensionistët tanë jetojnë me dinjitet, me mundësi për t’u shprehur, për të qenë aktivë dhe të përfshirë. Vala e ndryshimit ka nisur,” deklaroi Mendi Qyra.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments