8 C
Tetovo
E diel, 21 Shtator, 2025
BallinaLajmeMaqedoniAlbi Qamili viziton lagjet Gam Gam dhe Sahat Mëhallë: Do ta vazhdojmë...

Albi Qamili viziton lagjet Gam Gam dhe Sahat Mëhallë: Do ta vazhdojmë transformimin e qytetit me projekte të reja

Albi Qamili, kryesues i listës së këshilltarëve të koalicionit Vlen në Komunën e Tetovës, së bashku me kryetarin Bilall Kasami, shefin e shtabit Besar Durmishi dhe kandidatët për këshilltarë Zgjim M. Shaini, Jusuf Abduli, Arif Selami dhe Bujar Akiki, realizuan vizita në lagjet Gam Gam dhe Sahat Mëhallë në zemër të Tetovës.

Gjatë takimeve me banorët e këtyre lagjeve, u zhvillua një bashkëbisedim i frytshëm, ku qytetarët shprehën vendosmërinë për të mos u kthyer prapa dhe për të vazhduar bashkërisht transformimin e Tetovës.

“Ndryshimin e Tetovës e filluam pikërisht këtu, me projekte infrastrukturore që na bëjnë krenarë si organizim politik. Do ta vazhdojmë këtë rrugëtim, sepse Tetova s’ka ndërmend të ndalet,” theksoi Qamili.

Ky angazhim vjen në kuadër të Kapitullit të Dytë të zhvillimit, me fokus në intensifikimin e projekteve që do t’i japin hov shtesë qytetit dhe cilësisë së jetës së banorëve.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments