8 C
Tetovo
E hënë, 22 Shtator, 2025
BallinaLajmeMaqedoniKasami në Forumin e Kryetarëve të Ballkanit Perendimor, shpalos arritjet e Tetovës...

Kasami në Forumin e Kryetarëve të Ballkanit Perendimor, shpalos arritjet e Tetovës në fushën e mbrojtjes së mjedisit

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka marrë pjesë sot në Forumin e Kryetarëve të Ballkanit Perëndimor 2025, që u mbajt në qytetin e Durrësit.

Gjatë forumit, Kasami së bashku me kryetarë të tjerë komunash nga rajoni nënshkruan një deklaratë të përbashkët që formalizon krijimin e një rrjeti bashkëpunimi për projekte të përbashkëta.

“Ky hap i rëndësishëm do të mundësojë hartimin e projekteve rajonale dhe aplikimin e përbashkët për fonde të Bashkimit Evropian dhe fondet IPA, me qëllim që komunat të mbështesin dhe ndihmojnë njëra-tjetrën në zhvillim”, shkruan Kasami në Facebook.
Në këtë forum, Kasami ndau me pjesëmarrësit arritjet e Komunës së Tetovës në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe energjisë së rinovueshme, të cilat mbeten prioritete kyçe për të ardhmen e qytetit.
Tetova, theksoi Kasami, do të jetë gjithmonë pjesë aktive e nismave që sjellin bashkëpunim dhe zhvillim për qytetarët e saj.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments