8 C
Tetovo
E martë, 23 Shtator, 2025
BallinaLajmeMaqedoniAzir Aliu: Pas zgjedhjeve do të dilet me rezultate më të dukshme...

Azir Aliu: Pas zgjedhjeve do të dilet me rezultate më të dukshme në shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu ka thënë se në dikasterin që drejton nuk ka ngecje të proceseve dhe pas zgjedhjeve do të dilet me rezultate më të dukshme në shëndetësi.

Ai ka thënë se po projektohet strategji nacionale për 10 vitet e ardhshme se cili profil i mjekëve i nevojitet vendit.

“Kam takime onlajn me mjek edhe nga jashtë, disa prej tyre ikin shkaku i portofolit, kërkojnë siguri. Ne punojmë në këtë rast, për shkurt kohë Oda e mjekëve do të dalë me plan për infrastrukturën tonë. Neve na intereson që të kemi shëndetësi në këmbë të shëndosha”, ka thënë ministri Aliu në emisionin “Zaspij ako mozhesh” (Fli nëse mundesh) në Televizionin Alfa në temë: A ka ilaç për shëndetësinë në Maqedoninë e Veriut?

Do të bëjmë decentralizimin e shërbimeve onkologjike

Për zhvillimet në onkologji, ai tha se deri tani kjo ka qenë e centralizuar si problematikë, por me vendim të qeverisë do të bëjnë decentralizimin e shërbimeve të këtilla.

“Do të bëjmë decentralizimin e shërbimeve, ta zëmë në Shkup, Tetovë, Manastir… që ato shërbime pacientët t’i marrin në qytetet ku jetojnë. Vlerësojmë se me decentralizimin të neutralizohet ai moment. Për një vit do të kemi disa Qendra onkologjike me qëllim klinika të ketë hapësirë për shërbime tjera”, ka thënë Aliu.

Sipas tij, në shëndetësi ka shumë procese të hapura dhe duhet të krijoni prioritete, ndryshe nuk do të keni zgjidhje të problemeve.

Ai tha se kanë hapur si mundësi edhe zyrën ku mund të lajmërohen keqpërdorime eventuale që nëse ka indicie të njëjtat madje të paraqiten në instanca më të larta dhe të kërkohet përgjegjësi.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments