Në komunën e Zhelinës ka nisur sot asfaltimi i dy rrugëve në lagje të ndryshme të fshatit Llërcë. Ky investim, i realizuar nga komuna, synon përmirësimin e infrastrukturës dhe lehtësimin e qarkullimit për banorët.
Kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, theksoi se ky projekt është pjesë e angazhimeve të përditshme për zhvillimin e komunës. “Për çdo ditë po punojmë për një komunë më të mirë, ku çdo lagje dhe çdo rrugë ka vëmendjen që meriton,” u shpreh ai.
Asfaltimi i këtyre rrugëve është pritur me interes nga banorët, të cilët për vite me radhë janë përballur me vështirësi në qarkullim.