8 C
Tetovo
E shtunë, 27 Shtator, 2025
BallinaLajmeKasami: Ali Ahmeti partner financiar i Vuçiqit, të mbledh turpin dhe të...

Kasami: Ali Ahmeti partner financiar i Vuçiqit, të mbledh turpin dhe të tërhiqet

BIlall Kasami, një nga liderët e VLEN e akuzoi sot publikisht Ali Ahmetin se është partner financiar i Aleksandar Vuçiqit dhe se e përdor fuqinë e tij politike për interesa personale dhe familjare në biznes.

Shqiptarët, duke aluduar në opozitën shqiptare, tha ai i kthejnë përsëri në varësi nga qendra serbe. Qytetarët duhet ta dinë se BDI nuk është parti politike që i mbron shqiptarët në Maqedoni, tha tutje Kasami.

“BDI është firmë private e Ali Ahmetit që shërben për pastrim parash, për korrupsion dhe pasurim personal. Këto ditë Ali Ahmeti do të flasë dhe do të justifikohet se nuk ka ditur dhe se miku dhe djali i tij nuk i kanë treguar, se janë të rritur dhe bëjnë biznes vetë. Ne i përcjellim mesazhin se kemi prova për të gjithë lidhjen. Ne i përcjellim mesazhin që të mbledhë turpin dhe të tërhiqet”, ka thënë Kasami, duke shtuar se koha e gënjeshtrave mbaroi.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments