8 C
Tetovo
E shtunë, 27 Shtator, 2025
BallinaLajmeAzir Aliu: I hapur të bashkëpunojë edhe më shumë me sindikatat

Azir Aliu: I hapur të bashkëpunojë edhe më shumë me sindikatat

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, përshëndeti pjesëmarrësit e shkollës sindikale, të organizuar nga Sindikata e Pavarur e të Punësuarve në klinikat universitare, spitalet klinike dhe institucionet e tjera publike shëndetësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Është veçanërisht frymëzuese tema ‘Sindikalizmi në shëndetësi: të drejtat nuk dhurohen – ato fitohen’, prandaj dua ta riafirmoj përkushtimin tonë se sindikatat janë partneri ynë i sinqertë për një sistem shëndetësor më të mirë. Dua t’ju inkurajoj për një bashkëpunim edhe më të fuqizuar, kabineti im është gjithmonë i hapur për sugjerime, ide, vërejtje – së bashku jemi edhe më të mirë”, theksoi ministri Aliu.

Në kumtesë thuhet se në kohë rekord janë realizuar mbi 1.250 punësime dhe është zbatuar procesi i punësimit të specialistëve privatë, me ç’rast është zgjidhur një problem ekzistencial shumëvjeçar i kësaj kategorie të punonjësve shëndetësorë.

“Ministria e Shëndetësisë po tregon se e respekton dinjitetin e të gjithë personelit mjekësor. Njëkohësisht, mbetet e hapur për bashkëpunim të mëtejshëm me sindikatën. Së bashku do të vazhdojmë t’i zgjidhim të gjitha çështjet dhe sfidat e hapura, me qëllim që t’u dalim në ndihmë punonjësve shëndetësorë dhe sigurisht pacientëve”, tha Aliu.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments