Një skandal i ri ka shpërthyer në Strugë. Bardhyl Nasufi, kryetar i shtabit të BDI-së në Veleshtë dhe një nga njerëzit më me ndikim të strukturave lokale të BDI-së, është kapur publikisht duke i dhënë mbështetje kandidaten së Levicës, Jovana Mojsoskës.
Ky gjest hedh poshtë të gjitha mohimet e deritanishme të AKI-së dhe zbulon marrëveshjet e fshehta që po bëhen prapa perdeve për të ndaluar ndryshimin në Strugë.
Fakti që një zyrtar i rëndësishëm i BDI-së përkrah hapur kandidaten e partisë e cilësuar si më albanofobe në vend është parë si dëshmi e qartë se Struga është vënë në pazar politik mes AKI-së dhe Levicës.
Për Strugën në këto zgjedhje garojnë Mendi Qyra, kandidat i pavarur i mbështetur nga VLEN, si dhe Arsim Dalipi nga koalicioni AKI.