Me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, pata nderin të marr pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë.
Shpreh mirënjohjen time të veçantë për ftesën dhe mikëpritjen e ngrohtë të ekselencës së saj, Znj.Petra Drexler. Ngjarje të tilla përbëjnë një mundësi të rëndësishme për forcimin e marrëdhenieve dypalëshe dhe për thellimin e bashkëpunimit institucional.
Drejtoria e Doganave mbetet e përkushtuar për të avancuar standardet e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, në funksion të një sistemi më efikas, transparent dhe modern.