8 C
Tetovo
E martë, 7 Tetor, 2025
BallinaLajmeAnketa e CRPC: Blerim Sejdiu kryeson në Zhelinë – Uji i pijshëm,...

Anketa e CRPC: Blerim Sejdiu kryeson në Zhelinë – Uji i pijshëm, problemi më i madh i banorëve

Një anketë e realizuar nga Qendra për Kërkime dhe Komunikim Politik (CRPC) tregon se gara për Komunën e Zhelinës po anon dukshëm në favor të kandidatit të koalicionit VLEN, Blerim Sejdiu.

Në pyetjen “Për kë do të kishit votuar më 19 tetor, pra për cilin kandidat për kryetar të Komunës së Zhelinës?”, rezultatet janë si më poshtë:

🟩 Blerim Sejdiu (VLEN) – 44%

🟦 Emir Sulejmani (AKI) – 33,8%

⚪ Të pavendosur ose pa përgjigje – 22,2%

🏛️ Si e vlerësojnë qytetarët qeverisjen e kaluar të Komunës së Zhelinës?

Në pyetjen “A mendoni se Komuna e Zhelinës është qeverisur mirë gjatë mandatit të kaluar?”, qytetarët janë përgjigjur:

✅ Shumë mirë – 29,9%

☑️ Mirë – 17,3%

❌ Dobët – 13,3%

⛔ Shumë dobët – 20,7%

⚪ Ashtu-kështu / pa mendim – 12,6%

Rezultatet tregojnë një ndarje të dukshme të perceptimeve rreth qeverisjes lokale, ku një pjesë e konsiderueshme e të anketuarve e vlerësojnë performancën e deritanishme si të dobët ose shumë dobët.

 

🚰 Problemet që i shqetësojnë më shumë banorët e Zhelinës

Në pyetjen se: Cili është problemi më i madh me të cilin përballet Komuna e Zhelinës, qytetarët kanë dhënë këto përgjigje:

💧 Uji i pijshëm dhe kanalizimet – 46,7%

🏃‍♂️ Migrimi – 21,8%

🛣️ Infrastruktura rrugore – 7,6%

💡 Ndriçimi publik – 4,5%

🧹 Papastërtia dhe mirëmbajtja – 6,6%

🔸 Tjetër – 12,8%

📌 Anketa është realizuar në terren, sy më sy me qytetarë të rastësishëm, nga data 2 tetor deri më 5 tetor 2025, në të gjitha vendbanimet e Komunës së Zhelinës, me gjithsej 294 të anketuar. Marzhi i gabimit i anketës është ±3%.

🗳️ Për të gjithë ju që dëshironi të votoni online, duke filluar nga dita e sotme 06.10.2025, mund të votoni duke klikuar KËTU në linkun e crpc.mk

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments