8 C
Tetovo
E martë, 7 Tetor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniVLEN dënon sulmin në Kumanovë: Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë

VLEN dënon sulmin në Kumanovë: Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë

Koalicioni VLEN ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur sot në Kumanovë, ku është plagosur bartësi i listës nga radhët e Aleancës për Koalicionin Integrues (AKI).

Përmes një reagimi zyrtar, zëdhënësja e Shtabit Qendror të VLEN-it, Yllka Nuredini, ka shprehur keqardhje të thellë për incidentin dhe ka dënuar ashpër çdo formë të dhunës.

“Ne si koalicion dënojmë çdo formë të dhunës dhe apelojmë për qetësi, maturi dhe respektim të institucioneve kompetente për hetimin e rastit. Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë dhe asnjë rrethanë nuk mund të justifikojë aktet që rrezikojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve,” – thuhet në reagimin e VLEN-it.

Koalicioni ka kërkuar nga organet e rendit që të zbardhin sa më shpejt motivet dhe autorët e këtij akti, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së qetësisë publike dhe besimit në institucionet ligjzbatuese.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments