Bartësi i listës për këshilltar komunal në Tetovë, Albi Qamili, sot e ka vazhduar fushatën me një aktivitet interesant në sheshin “Iliria”.
Ai se bashku me të rinjtë, aktivistët dhe kandidatët tjerë për këshilltarë shpërndau fletushka, programin zgjedhor, si dhe ujë e kafe.
“Sot në zemër të Tetovës kaluam një ditë plot energji, ide dhe bashkëbisedim me të rinjtë tanë të mrekullueshëm, me të cilët diskutuam për Tetovën që duam ta ndërtojmë bashkë”.
“Gjatë aktivitetit shpërndamë fletushka dhe programin tonë për mandatin 2025–2029, duke ndarë me qytetarët projektet konkrete që do ta çojnë Tetovën përpara. Patëm rastin të takojmë shumë qytetarë që na përshëndetën me fjalë të mira dhe na dhanë mbështetje për të vazhduar përpara. Në Kapitullin e Dytë për Tetovën na presin shumë gjëra të mira”, ka shkruar Albi Qamili në Facebook.
Ai falënderoi të rinjtë për energjinë dhe përkushtimin që po tregojnë në çdo aktivitet.