“Ju jeni lodhur që 20 vite, vetëm me premtime dhe deklarata të shkruara në letër.
Kur kam ardhur para 10 ditësh këtu në Sedllarcë, kam ardhur qe t’i degjojë kërkesat reale të banorëve”, ka hapur fjalimin e tij, kandidati i VLEN për Bogovinën, Feti Abazi, gjatë hapjes së shtabit në Sedllarcë të Bogovinës.
Jam shumë i kënaqur me bisedat që kemi bërë paraprakisht, temat kanë qenë atraktive. Sonte do flasim për temat dhe problematikat që i tangojnë keto vendbanime.
“Kam kërkuar kerkesa reale, dhe të realizueshme, jo premtime boshe.
Infrastruktura, uji, ndriçimi publik, mirëmbajtja e gjelbërimit dhe ekologjia”, ka theksuar Feti Abazi.
“Unë para juve do i lexoj kerkesat officiale që i kam pranuar prej banorëve në Sedllarcë, pastaj do flasim edhe për gjëra të tjera.
Pikat programore, të parapara janë:
1. Kanalizimi.
2. Rikonstruimi dhe ndërtimi i rrugëve dhe trotuareve.
3. Ndërtimi i rrugës Sedllarcë-Bogovinë, etj..
Unë jam 19 vite i kyçur në pushtet lokal, mungesa e informacioneve per Korridorin 8, është si pasojë e mosinteresimit te pushtetit lokal. Informacionet do i keni ne lidhje me Korridorin 8, në atë se cfarë po punohet. Neglizhenca e komunës, ka shkaktuar atë s
që ne sonte nuk kemi informacion, për ndërtimet. Do financohet mirëmbajtja e terrenit sportiv, mirëmbajtja e ujit, kanalit për ujitje, etj.