8 C
Tetovo
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
BallinaLajmeZekirija Shaini demanton Arbër Ademin: Plagosja ime nuk ka prapavijë politike!

Zekirija Shaini demanton Arbër Ademin: Plagosja ime nuk ka prapavijë politike!

Mjeku dhe bartësi i listës së AKI-së në Kumanovë, dr. Zekirija Shaini, ka reaguar pas deklaratës së bashkëpartiakut të tij, Arbër Ademi, i cili më herët e kishte cilësuar ngjarjen e djeshme si “atentat politik” ndaj një anëtari të partisë.

Në reagimin e tij publik, Shaini e mohoi kategorikisht që plagosja e tij të ketë lidhje me ndonjë përplasje politike, duke theksuar se bëhet fjalë për një sulm të pabesë nga persona të maskuar dhe se ai nuk ka asnjë armiqësi me askënd.

“Dje u godita në pabesi nga persona të maskuar. Dua t’ju siguroj se unë nuk kam hak ndaj askujt, e as nuk i kam prekur kujt familjen apo nderin – për këtë e kam dëshmitar vetëm Zotin. Jemi në periudhë fushate zgjedhore, por nuk dua që kjo ngjarje të marrë ngjyrime politike. Nuk kam armiqësi politike me askënd”, deklaroi Shaini, i cili tashmë është liruar nga spitali dhe ndodhet në kujdes shtëpiak.

Ai u bëri apel organeve të rendit që ta zbardhin rastin sa më shpejt, ndërsa kërkoi nga bashkëpartiakët e tij që të përmbahen nga politizimi i ngjarjes.

Me këtë qëndrim, Shaini praktikisht i kundërvihet narrativës së Arbër Ademit, i cili më herët kishte deklaruar se “plagosja e anëtarit të AKI-së nuk është incident i thjeshtë, por atentat politik”.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments