8 C
Tetovo
E enjte, 9 Tetor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniKasami prezanton projektet kulturore të Kapitullit të Dytë të zhvillimit të qytetit

Kasami prezanton projektet kulturore të Kapitullit të Dytë të zhvillimit të qytetit

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, gjatë një paraqitjeje publike ka theksuar rëndësinë e zhvillimit kulturor dhe artistik të qytetit, duke vënë në pah rezultatet e arritura në mandatin e parë dhe projektet e planifikuara për periudhën e ardhshme.

Kasami tha se në mandatin e parë është ringjallur jeta kulturore e Tetovës, e cila për shumë vite kishte qenë në gjendje letargjie. Ai rikujtoi se përmes dhjetëra aktiviteteve, festivaleve dhe organizimeve, Tetova është shndërruar në një qendër të gjallë artistike dhe kulturore, ku “Vera Tetovare” është bërë simbol i bashkimit të të gjitha gjeneratave në festë të artit, kulturës dhe sportit.

“U kujdesëm që Tetova t’i pasqyrojë edhe vlerat e saj historike. Rrugën e Butiqeve e bëmë me kalldrëm, duke ia dhënë pamjen që e meriton,” theksoi kryetari Kasami.

Në kuadër të planeve për mandatin e ardhshëm, ai njoftoi për ndërtimin e Sahat Kullës pranë Xhamisë së Sahatit, në vendin ku ka ekzistuar para disa shekujsh, si një simbol që i rikthen Tetovës identitetin e saj historik dhe njëkohësisht shton vlerat turistike të qytetit.

Po ashtu, Kasami paralajmëroi ndërtimin e një biblioteke dhe leximore moderne, të pajisura me literaturë bashkëkohore dhe hapësira të përshtatshme për të rinjtë që duan të mësojnë dhe të zhvillohen.

Në plan është edhe themelimi i një qendre kulturore komunale, si dhe krijimi i manifestimeve të reja kulturore e artistike, me mbështetje të veçantë për krijuesit e rinj.

“Tetova do të jetë një qytet i gjallë dhe shumë aktiv në art e kulturë,” u shpreh Kasami, duke shtuar se epoka e kaosit dhe neglizhencës në qytet ka përfunduar. Zhvillimi që kemi arritur në këto 4 vite nuk guxon të ndalet. Tetova nuk guxon të kthehet prapa. Tetova vazhdon përpara me Kapitullin e Dytë të zhvillimit, edhe më shumë, edhe më mirë, edhe më fuqishëm,” tha  Kasami.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments