Në një debat televiziv, ndërmjet kandidatëve për komunën e Bogovinës, mes Feti Abazit nga VLEN dhe Besnik Emshiut nga AKI. Feti Abazi, ka premtuar ekskluzivisht zgjidhjen e problemit me ujin dhe programe financiare për mbështetjen e të rinjëve.
“Në mungesë të 4 viteve nga ky mandat paraprak. Ne planifikojmë për mandatin e ardhshëm, të mbështesim zhvillimin. Konkretisht, në infastrukturë, në plan urbanistik apo urbanizëm të vendbanimeve, në arsim, kulturë etj..
Poashtu, planifikojmë të sigurojmë mbështetje financiare prej buxhetit komunal, për të rinjtë”, ka theksuar Abazi.
“Në kuadër të komunës së Bogovinës, nuk duhet të bëjmë dallime ndërmjet vendbanimeve, ngase në secilin vendbanim, ka probleme me ujin. Secili problem serioz, vjen si rrjedhojë e problemit me ujin.
Unë kam pasur rast, që t’i vizitojë të gjitha rrugët e të gjitha vendbanimeve. Ne kemi, disa fshatëra, që kanë problem me furnizimin e sasisë së ujit.
Ka vendbanime, ku cilësia e ujit mungon, kemi raste më specifike. Në asnjërin aspekt, uji nuk është për pije, mvarësisht prej specifikave. Dikund mungojnë apo nevojiten intervenime më të vogla, ndërsa dikund problemet janë më serioze. Megjithatë, pavarësisht këtyre problemeve, do të përkushtohemi, që 4 vjeçarin e ardhshëm, t’i eliminojmë të gjitha problemet me ujin, në territorin e komunës tonë”, ka përfunduar Feti Abazi.