Dibër – Sipas exit poll-it para-zgjedhor, realizuar në prag të zgjedhjeve lokale, kandidati i koalicionit VLEN, Fisnik Mela, kryeson bindshëm garën për Kryetar të Komunës së Dibrës dhe pritet të fitojë që në rrethin e parë.
Rezultatet e anketës tregojnë këtë përkrahje nga qytetarët e Dibrës:
Fisnik Mela (VLEN) – 53.8%
Ilirian Fetahu (AKI) – 27.3%
Ramadan Imeri (i pavarur) – 18.9%
Të dhënat e para pasqyrojnë një mbështetje të gjerë për kandidatin e VLEN-it, i cili gjatë fushatës ka theksuar nevojën për zhvillim të qëndrueshëm, transparencë dhe përfshirje aktive të qytetarëve në proceset vendimmarrëse lokale.
Ky exit poll para-zgjedhor reflekton prirjet aktuale të votuesve në Komunën e Dibrës.
Sondazhin e ka bërë Prospect, Prishtinë, në javën e parë të muajit tetor. Janë anketuar 1200 persona përmes telefonit, dhe gabueshmëria e sondazhit është ±2%.
Bëhet fjalë për zgjedhjet lokale të 19 tetorit, konkretisht në Komunën e Dibrës.