8 C
Tetovo
E diel, 12 Tetor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniFeti Abazi: Për fshatin Pirok, nga qeveria janë miratuar rruga e Jurisë...

Feti Abazi: Për fshatin Pirok, nga qeveria janë miratuar rruga e Jurisë dhe vazhdimi i ujësjellësit, e plot projekte do realizohen nga unë

Në një takim me qytetarët në fshatin Pirok, kandidati i VLEN për Bogovinën, Feti Abazi, ka shpalosur projektet dhe mesazhin e kampanjës së tij, për qytetarët e këtij vendbanimi.

“Për mua, më shumë ka rëndësi të percjellim mesazhin tonë tek qytetarët. Nëpërmjet video-incizimeve, e kanë marrë mesazhin, se ç’farë qellimi kemi per menaxhimin e komunës.
Ne kësaj gare, i jemi futur për menaxhim serioz dhe të mirëfiltë. Nuk kemi asgje kundër asgjë, ndaj qytetarëve me bindje të tjera politke.

Mundohemi të percjellim tek të gjithë, për të ndryshuar mënyrën e funksionimit të komunës.
Në asnjë vendbanim, nuk ka seriozitet pune institucionale. Ne me ekipin tonë, planifikojmë komunën si institucion të afërt me qytetarët dhe derëhapur për të gjithë. Mos keni dyshim në platformën tonë, pasi është reale dhe me zgjdihje të problematikave. Secili vendbanim është me të njejtat probleme. Asnjë gjë, nuk është realizuar deri më tani, perpos begatonave”, ka theksuar ai.

“Ju jeni deshmitarë, si ide nga fillimi deri në realizim, është vetëm terreni sportiv i volejbollit, rruga Pirok-Bogovinë, ka qenë projekt i mandatit paraprak.

Nga ana e qeverisë tonë, për fshatin Pirok, janë miratuar rruga e Jurisë dhe vazhdimi i ujësjellësit.

Nuk do thellohem më shumë tek projektet, ngase i keni parë sot në video-incizim, ndër to, po i ceki disa, duke mos harruar se qëllimi jonë, është të ndryshojmë menyrën e qeverisjes:

1. Çerdhe femijesh.
2. Salla shkollore, projekt i miratuar nga qeveria jonë.
3. Do rikonstruohet stadiumi i futbollit, një nga projektet e para që do intervenohet pas zgjedhjeve, edhe në tribuna, por edhe në rrethoja.
4. Shëtitorja në rrugën e re, e cila do perfundojë, etj.

Mua më vjen keq, që çdoherë është dashur të preket xhepi i qytetarëve, pa mbeshtetje nga buxheti i komunës. Komuna do duhet të mbështetë dhe perkrahë, vullnetin e mirë të qytetareve.

Kerkoj përkrahje me 19 tetor, për të ndryshuar mënyrën e funksionimit në komunë. Jam i bindur, se nuk e meritojme këtë harxhim. Ne kemi pasur komunë te izoluar, që vepron në interesa të grupit. Pa mbështetje institucionale ndaj klubeve të futbollit. Do përkrahim të gjitha klubet futbollistike. Është për fatkeqësi, që person fizik e financon klubin e atletikës. Njejtë, klubi i volejbollit në Zherovjan, garon në ligën e parë, pa mbështetje komunale. Komuna ka kapacitete intelektuale dhe profesionale, të paktën për zgjdihjen e nevojava elementare, të qytetarëve”, ka përfunduar fjalimin e tij, Feti Abazi.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments