Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka prezantuar transformimin e Tetovës gjatë mandatit të tij të parë në një mënyrë unike.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, shfaqen rrugët e reja të Tetovës, të bëra gjatë mandatit të tij. Dikur plot me gropa dhe të rrënuara, tani këto rrugë i ngjajnë pistave të Formula 1.
Për ta çuar simbolikën deri në fund, në video janë shtuar me inteligjencë artificiale edhe formulat F1 që garojnë nëpër rrugët e Tetovës.