8 C
Tetovo
E diel, 12 Tetor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniFeti Abazi premton rikonstruimin e "Qendrës Sportive-Bogovinë"

Feti Abazi premton rikonstruimin e “Qendrës Sportive-Bogovinë”

Së bashku me aktivistët dhe forumin e Gruas të VLEN. Feti Abazi, kandidat i këtij koalicioni për komunën e Bogovinës, sot ka vizituar “Qendrën Rekreative Sportive”, në fshatin Bogovinë.

Rikonstruimi i kësaj qendre, është edhe një nga projektet kyçe të programit të tij 7-pikësh.

“Sot, së bashku me aktivistë të shumtë të Forumit Rinor dhe Forumit të Gruas, si dhe në praninë e kandidatit për kryetar të Komunës së Bogovinës, z. Feti Abazi, vizituam një nga vendet më të frekuentuara të kësaj komune — zonën sportive, e cila fatkeqësisht është lënë në harresë dhe në mëshirë të fatit.

Kjo hapësirë, dikur qendër e gjallërisë rinore dhe aktiviteteve sportive, sot përfaqëson një shembull të qartë të neglizhencës institucionale. Fushat sportive, që duhet të ishin burim energjie pozitive dhe zhvillimi për të rinjtë, janë shndërruar në një pamje zhgënjyese.

Ky ishte vetëm njëri nga hapat drejt ndërgjegjësimit dhe angazhimit konkret për një të ardhme më të mirë. Bogovina meriton më shumë”, ka shkruar Feti Abazi, në faqen e tij zyrtare në Facebook.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments