8 C
Tetovo
E martë, 14 Tetor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniAdnan Azizi: Taravari me çdo kusht donte ta përçajë VLEN-in dhe ta...

Adnan Azizi: Taravari me çdo kusht donte ta përçajë VLEN-in dhe ta sjell BDI në qeveri, por ky film nuk kalon

spot_img

Shefi i shtabit zgjedhor të VLEN, Adnan Azizi sonte në tubimin në Gostivar ka drejtuar akuza të ashpra ndaj liderit të ASH-së, Arben Taravari i cili tanimë është pjesë e AKI-së dhe BDI-së.
Ai rikujton disa nga deklaratat e Taravarit që ai kishte drejtuar ndaj Ali Ahmetit, derisa sot janë bashkë në zgjedhjet lokale.
“Arbeni ka deklaruar se Aliu është i sëmurë psikik, është Rahman Morina në kub jo në katror. Për BDI-në ka thënë se është kanceri i shqiptarëve dhe asnjë njeri normal nuk shpreson se ndryshimi mund të bëhet me BDI-në dhe shumë kualifikime tjera”, tha Azizi.
Por, si ndodhi ky ndryshim radikal i Arbenit, ka pyetur tutje Azizi.
Shton se Taravari nuk e ka hallin e shqiptarisë, sepse sa kemi qenë në koalicion, siç thotë, “kur nuk ka përmendur se ka ndonjë interes për qytetarët apo kombëtar, brengë të qytetarëve”.
“Momenti kur nisi krisja në VLEN ishte kur ai deklaroi papritmas në televizion se ka nisur një jarani të re me Ali Ahmetin duke qenë në koalicion me VLEN dhe pastaj nisën kërkesat e çuditshme, kërkoj 6 komuna të më jepen me pretekstin se jam më i madhi, por nuk e kishim hallin te ndarja, por te ndryshimi. Ne i thamë se duhet të përcaktohesh, ja me VLEN ja me Aliun dhe i thamë të japim komunat ne dhe te shkosh në BDI kjo nuk kalon dhe nuk është e ndershme dhe ai përfundoi me 4 komuna në BDI”, ka thënë Azizi.
Sipas tij, Taravari u ngatërrua me Soravinë, kreditë serbe, Gjoka konstrakshën dhe siç shton, “nuk e di ku e kapi Aliu që ai me çdo kusht donte ta përçajë VLEN-in dhe ta sjell BDI në qeveri, por ky film kurrë nuk do të kalojë”.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments