Sot, kandidati për Kryetar të Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, priti me zemër të hapur qindra mërgimtarë që kanë ardhur nga e gjithë Evropa për ta përkrahur në zgjedhjet lokale të së dielës. Kjo pritje madhështore ishte dëshmi e besimit të madh që mërgata ka ndaj një njeriu të punës, përkushtimit dhe sinqeritetit.
Mërgata, e cila për dekada ka qenë shtylla e ekonomisë dhe zhvillimit të komunës sonë, sot u bashkua me një zë të vetëm: “Blerim Sejdiu është njeriu i duhur për Zhelinën!”
Blerim Sejdiu nuk flet me premtime boshe,ai flet me vlera, vizion dhe vepra konkrete. Me të në krye, Zhelina do të marrë një drejtim të ri: zhvillim real, transparencë, investime, dhe bashkim të të gjithë qytetarëve, pa dallim partie apo fshati.
Ky mbështetje e fuqishme nga mërgata është sinjali më i qartë se ndryshimi ka filluar. Zhelina ka zgjedhur të ecë përpara, të ngrihet dhe të jetë shembull për të gjithë Pollogun.
🗳 Të dielën voto për të ardhmen – voto për njeriun që bashkon, punon dhe realizon!
#BlerimSejdiu #Zhelina #ZëriIMërgatës #NjëZëPërZhelinën #Voto7