8 C
Tetovo
E diel, 19 Tetor, 2025
BallinaLajmeDaut Beqiri: Sot është dita jonë! Me një zë për ndryshimin në...

Daut Beqiri: Sot është dita jonë! Me një zë për ndryshimin në Haraçinë!

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Haraçinës, Daut Beqiri, në ditën e zgjedhjeve ka drejtuar një thirrje të qetë dhe bashkuese drejtuar qytetarëve, duke i ftuar që të votojnë me përgjegjësi dhe dashuri për vendlindjen e tyre.

Në mesazhin e tij, Beqiri thekson rëndësinë e kësaj dite për të ardhmen e komunës:

“Të nderuar banorë të Haraçinës, sot është dita jonë! Është dita kur secili prej nesh ka fuqinë të vendosë për të ardhmen e komunës sonë.”

Ai apelon për pjesëmarrje masive dhe qetësi gjatë procesit zgjedhor, duke kërkuar nga qytetarët që të tregojnë pjekuri demokratike:Ftoj të gjithë banorët e Haraçinës që të dalin në vendvotime me qetësi, dinjitet dhe dashuri për vendlindjen tonë.”

Beqiri nënvizon se çdo votë ka peshë dhe çdo zë është i rëndësishëm, duke i ftuar banorët të votojnë për ndryshimin që e kanë pritur gjatë:

“Çdo votë është e vlefshme, çdo zë ka rëndësi. Së bashku me një zë ta bëjmë realitet ndryshimin që e kemi dëshiruar!”

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments