Kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Tearcës, Daut Memishi, ka uruar qytetarët për ditën e zgjedhjeve, duke e cilësuar atë si një festë demokratike.
“Urime për këtë ditë feste demokratike. Dilni, votoni dhe festoni me dinjitet, sepse demokracia jeni ju!”, ka shkruar Memishi.
Ai ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive dhe të qetë në procesin zgjedhor, duke theksuar se çdo votë është shprehje e vullnetit dhe përgjegjësisë qytetare.