Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka ushtruar sot të drejtën e votës në zgjedhjet lokale, duke dërguar një mesazh për qytetarët që të marrin pjesë masivisht në këtë proces.
“Sapo shfrytëzova të drejtën time të votës. Votova për të ardhmen e fëmijëve tanë, votova për zhvillim dhe mirëqenie, për jetë më cilësore dhe udhëheqje të ndershme dhe punëtore,” shkroi Azizi.
Ai i ftoi qytetarët që të dalin dhe të votojnë me qetësi dhe përgjegjësi: “Dilni votoni, shfrytëzoni të drejtën tuaj në këtë ditë të bukur dhe të qetë. Le të jetë festë!”
Azizi theksoi se pjesëmarrja aktive në votime është garanci për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.