8 C
Tetovo
E diel, 19 Tetor, 2025
BallinaLajmePas votimit, Mexhiti me mesazh për kundërshtarët: Kur t’i shohin rezultatet do...

Pas votimit, Mexhiti me mesazh për kundërshtarët: Kur t’i shohin rezultatet do të ikin fare

Pasi kreu votimin, kandidati për kryetar të Çairit Izet Mexhiti, është prononcuar për media.

Ai u përgjigj edhe në pyetjen e gazetarës së Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi:

“Z. Mexhiti, është përmendur se në rast se fitojnë kundërshtarët tuaj politikë, mund të kërkojnë edhe zgjedhje të jashtëzakonshme në nivelin qendror?”, ishte pyetja e Bellagoshit për Mexhitin.

Mexhiti u shpreh:

“Unë edhe njëherë uroj mbarëvajtje të procesit të përmbyllet kështu si festë. Kur t’i shohin rezultatet, janë të njohur që i ndërrojnë qëndrimet dhe me ua përmend zgjedhjet qendrore do të ikin fare”, ishte mesazhi i tij drejtuar kundërshtarëve politik.

Përballë tij në garën për Çairin, do të jetë Bujar Osmani nga koalicioni AKI, pjesë e së cilit është edhe Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit./Periskopi/

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments