Pas rezultatit të mbrëmshëm të zgjedhjeve lokale në Maqedominë e Veriut, mbretëron heshtje dhe asnjë prononcim nga kryetarët e AKI-së. Respektivisht as Ali Ahmeti, Arben Taravari e Ziadin Sela nuk janë prononcuar aspak për rezultatin e zgjedhjeve lokale.
Siç duket në këto zgjedhje lokale AKI ka dalë e pakënaqur ku edhe humbën shumicën e komunave shqiptare. Gjithashtu ftesa e tyre për “referendum” nuk gjeti përgjigje nga qytetarët.
Ndryshe, këto janë zgjedhjet e para që pas më shumë se 20 vitesh BDI humb në shumicën e komunave shqiptare. Qytetarët kërkojnë reformim, e ndërsa nga kampi i AKI-së mbretëron heshtje.