8 C
Tetovo
E hënë, 20 Tetor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniLevica e shpëton BDI-në nga humbja e Tetovës në raundin e parë

Levica e shpëton BDI-në nga humbja e Tetovës në raundin e parë

Bilall Kasami ka korrur fitore bindëse ndaj kundërkandidatit të tij nga AKI-ja, Bajram Rexhepi, në garën për komunën e Tetovës, me dallim prej rreth 4.000 votave.

Megjithatë, gara për Tetovën do të vazhdojë në balotazh formal. Arsyeja kryesore për balotazhin është garimi i Levicës me kandidat në Tetovë.

Para zgjedhjeve, u përfol se Levica garon me kandidat në komunat shqiptare për ta ndihmuar BDI-në, dhe pikërisht kjo ndodhi në Tetovë. Levica e Dimitar Apasievit mori rreth 3.300 vota për kryetar, mjaftueshëm që ta çojë Tetovën në balotazh, duke i dhënë shpresa edhe dy javë të tjera kandidatit të BDI-së Bajram Rexhepi.

Votat tjera maqedonase në Tetovë shkuan për kandidatin e partisë VMRO Popullore (1.625 vota), kandidatin e Partisë Liberale dhe kandidatin e Demokratëve.

Sa për krahasim, Levica nuk garoi me listë për deputetë në zonën e 6-të zgjedhore në zgjedhjet parlamentare, por në zgjedhjet lokale nxorri kandidatë në komunat shqiptare.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments