Me heshtjen e tij edhe dy ditë pas zgjedhjeve lokale, Ali Ahmeti si duket reflekton mbi humbjen në zgjedhjet lokale. Kjo humbje e zgjedhjeve të BDI-së është bërë tashmë pjesë edhe e debateve në mes analistëve të shquar në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.
Nga ana tjetër eksponentë ASH-së, respektivisht të dy ASH-ve trumbetojnë se kanë fituar. Ata bëjnë analizën nëpërmjet votës dhe jo nëpërmjet komunave që janë fituar.
Koalicioni artificial dhe jofunlsional në mes BDI-së dhe dy krahëve të ASH-së si duket përsëri po përballet me diskrepancë dhe mendime të kundërta publike. Përderisa Ahmeti në heshtje duket që e pranon humbjen dhe sipas informatave jozyrtare po përgaditet për dorëheqje dy krahët e ASH-së që sipas disa analizave ia sollën humbjen AKI-së, trumbetojnë se kanë fituar.
E gjithë kjo ka hutuar opinionin shqiptar sa që ata nuk dijnë se kujt ti besojnë.