8 C
Tetovo
E enjte, 23 Tetor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniBlerant Ramadani premton fitoren në Dibër, votuesit e përjashtuan kandidatin e tyre...

Blerant Ramadani premton fitoren në Dibër, votuesit e përjashtuan kandidatin e tyre – për kë feston AKI-ja?

Ndërsa ASH-ja e Arben Taravarit mban mbledhje dhe shpall “fitore të sigurta” në Gostivar, Tetovë, Strugë e Dibër – realiteti në terren tregon diçka krejt tjetër.

Në Dibër, kandidati i Aleancës për Integrim nuk arriti të kalojë as në raundin e dytë, duke u ndëshkuar nga vetë elektorati i zhgënjyer dhe nga ndasitë e brendshme.
Burime lokale thonë se në këtë komunë AKI-ja ka nxjerrë “kandidat të pavarur” për t’ia bërë lojën kandidatit të saj zyrtar, Ilirjan Fetahut – një manovër që u kthye në bumerang politik.

Nga ana tjetër, kandidati i VLEN-it, Fisnik Mela, ka arritur të konsolidojë mbështetje të gjerë qytetare, duke e bërë Dibrën arenë të vërtetë për ndryshim.

Nëse Taravari e sheh fitoren në horizont, realiteti në Dibër e demanton qartë:
kur politika bëhet me pazare nën tavolinë, rezultati është humbje – jo fitore.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments