8 C
Tetovo
E diel, 26 Tetor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniBashkim Hasani nga Piroku: Feti Abazin, përsëri do e fitojmë

Bashkim Hasani nga Piroku: Feti Abazin, përsëri do e fitojmë

Bartësi i listës së VLEN për komunën e Gostivarit, Bashkim Hasani, së bashku me sekretarin e MPPS-së, Fatmir Sabriun dhe kordinatorin nacional të mediave, Latif Arifin, ditën e sotme kanë vizituar kandidatin e këtij koalicioni për komunën e Bogovinës, Feti Abazin.

Ai, ka ururar për fitoren, Feti Abazin dhe i ka dhënë mbështetje, se ashtu si në raundin e parë, edhe në këtë raund, përkrahja për fitore, nuk do mungojë.

“Urime për rezultatin pozitiv në rrethin e parë, si në Pirok, por edhe në përgjithsi. Ashtu siç përmendi Fatmiri, tash në rreth të dytë, jemi të ndarë si funksionarë për të vizituar shtabet dhe njejtë të ndihmojmë në raundin e dytë, të zgjedhjeve lokale, në Bogovinë. Edhe në Dollnen, raundi i dytë do të jetë ndryshe, ngase edhe ata që kane qenë kundër nesh, dalëngadalë po afrohen në përkrahjen tonë.
Kemi bërë politikë lokale, e jo politika për përkeqësimin e raporteve ndëretnike, përmes nacionalizmit. Këtu shtabi i ka taku qytetarët, ka bisedu me qyetarët, sidomos me ata të cilët na perkrahën. Normal do fokusohemi, për të zgjeruar rrethin shoqëror. Kandidatin e Bogovinës, z. Fetiun do e fitojmë. Duke nis prej tek vetja, në komunën e Bogovinës, kemi miqt dhe familjaret tonë. Do i takojmë edhe ata në mbështetje te Feti Abazit. Ndihmesa jonë e qeverisë do jape rezultat, ashtu siç ka dhënë në komunat e tjera”, ka përfunduar Hasani.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments