Sekretari i ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Fatmir Sabriu, së bashku me bartësin e listës së VLEN për komunën e Gostivarit, Bashkim Hasanin, dhe kordinatorin nacional të mediave, Latif Arifin, ditën e sotme kanë vizituar në fshatin Pirok, kandidatin e këtij koalicioni për komunën e Bogovinës, Feti Abazin.
Në këtë vizitë, Fatmi Sabriu është shprehur se edhe në raundin e dytë, në këtë fshat do fitojë Feti Abazi, ngase vetëm me atë Piroku ndërtohet.
“Në agjendë e kishim të vizitojmë fshatin Pirok, edhe njëherë faleminderit për fitoren e madhe qe realizoi koalicioni VLEN.
VLEN e vulosi fitoren, edhe në komunen tonë, edhe gjithandej. Sot vendosim se cili kryetar komune, do jete më i mirë për komunën. Ne një anë është Fetiu, ndërsa në anën tjetër, e kemi kandidatin tjetër, që ka thënë menjëherë pas raundit të parë, se në Pirok nuk do vendosi një gozhdë. Une vrapoj për Pirokun, që të ndërtohet stadiumi, çerdhet, rruga e Jurisë dhe kanalizimi. Jam i bindur që kandidati ideal për komunën tonë, është Feti Abazi”, ka përfunduar Sabriu.


