Punimet infrastrukturore në lagjen “Gam-Gam” po vazhdojnë me intensitet, ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Ai theksoi se qyteti ka nevojë për kushte më të mira dhe se ekipi komunal është i fokusuar në realizimin e projekteve që përmirësojnë jetën e banorëve.
“S’ndalemi! Tetova meriton infrastrukturë moderne dhe ne po punojmë çdo ditë për këtë”, u shpreh Kasami, duke theksuar se investimet në këtë lagje janë pjesë e planit të gjerë për zhvillimin urban të qytetit.

